Ballina AKTUALE PUSHTETI LOKAL ANULON REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË BASHKËSINË LOKALE TË BILAÇIT

PUSHTETI LOKAL ANULON REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË BASHKËSINË LOKALE TË BILAÇIT

755
0
SHPËRNDAJE

Se sa e papërballueshme ishte humbja e koalicionit PVD-LPD-UDSH nga PD-ja e vetme në zgjedhjet për bashkësinë lokale në Bilaç dëshmon edhe vendimi i fundit i Kuvendit Komunal të Bujanocit për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 25.03.2018, ku fituese e pakontestueshme doli lista e PD-së me një diferencë të madhe votash.

Nën presionin e vazhdueshëm të kryetarit të komunës së Bujanocit dhe anëtarëve të nëndegës së PVD-së në Bilaç, për arsye krejt banale, kryetari i Kuvendit Dr. Adnan Salihu ditën e djeshme ka anuluar zgjedhjet dhe kërkon përsëritjen e tyre në ditën e shtunë më 31.03.2018.

Në kohën kur pritet të mbahet mbledhja e tre kuvendeve shqiptare në Luginë të Preshevës për të diskutuar për situatën e rëndë politike në rajon, pushteti në Bujanoc si duket nuk don të ia dijë për këtë çështje. Megjithë proklamimet se nuk dëshirojnë ta maltretojnë popullin për të dalë në këto zgjedhje, pasi që për ta këto zgjedhje janë të parëndësishme, në anën tjetër veprimet e tyre dëshmojnë të kundërtën. Pushteti lokal në krye me Shaip Kamberin shkeli mbi vullnetin e lirë të qytetarëve të Bilaçit duke mos njohur zgjedhjet në këtë bashkësi lokale, dhe dhunshëm kërkon që ta marr atë.

Si duket, as situata e rënduar politike pas arrestimit të politikanit serb në Mitrovicë dhe fluturimit të avionëve ushtarak mbi qiellin e Preshevës, nuk po i ndal qëllimet e këqija të këtij pushteti kundër popullatëa së vet.

Cila është më e rëndësishme për pushtetarët lokal; mbajtja e tre kuvendeve shqiptare të Luginës së Preshevës, apo maltretimi i popullatës për të dal në zgjedhje të bashkësive lokale?