Forca në Kosovë (KFOR) e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka reaguar pas raportimeve në mediat kosovare për fluturimin e aeroplanëve luftarakë serbë në kufirin me Kosovën, përkatësisht në Preshevë.
KFOR’i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia, duke thënë se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.
Nëpërmjet një njoftimi për media, KFOR ka bërë të ditur se është duke i ndërmarrë kontrollet e duhura, përkitazi me rastin.
“Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadejstvo 2108’, të planifikuar për nesër”, ka sqaruar KFOR.