Në seancën e sotit në kuvendin e Bujanovcit janë aprovuar edhe dy vendime shumë te rëndësishme për Komunën e Bujanocit e që ka të bëjnë me bashkëpunimin e Qytetit tonë me R. Shqipërisë.
Sot Kuvendi Komunal i Bujanocit nxorri Vendimin për të shpallur Qytetar nderi Erion Veliaj e kësaj sot i paraprin Propzim vendimi i të datës 12.02 2024, propozuar Këshilltarëve të Kuvendit Komunal dhe pas ndjekjes së gjitha procedurave ligjore duke pritur edhe pëlqimin nga Ministria e Pushtetit Lokal ( që në heshtje ka dhënë pëlqimin) për Qytetar nderi për kryetarin e Tiranës Z. Erion Veliaj Bashkia Tiranë.
Kujtojmë se Z. VELIAJ është qytetari parë shqiptarë që merr këtë Titull të ndarë nga Kuvendi Komunal i Bujanocit – Skupština Opštine Bujanovac
Vlen të ceket se Tirana ka financuar në plotni Palestrën Sportive të SH.F “Naim Frashëri” Bujanoc në Vlerë 550 mij euro dhe u jemi mirënjohës për te.
Gjithashtu sot kemi kurorëzuar edhe nismën tjetër Bashkisë së Gjirokastrës për të Binjakzuar me Komunën e Bujanocit e që hap një lidhje të re dhe nismë për mbështetje të tjera nga Gjirokastra dhe kryetari Flamur Golemi.
Falënderit gjithë këshilltarët Kuvendit Komunal për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë për të vendosur Komunën tonë ne lidhje të reja dhe të qëndrueshme.