Ballina AKTUALE BOTË / AMERIKA Çfarë do të thotë dita vdekjeprurëse në Kongres për...

BOTË / AMERIKA Çfarë do të thotë dita vdekjeprurëse në Kongres për trashëgiminë e Trumpit?

579
0
SHPËRNDAJE

Kështu mbaron presidenca e Donald Trumpit. Jo me krenari, por me zhurmë.

Për javë të tëra, presidenti kishte treguar 6 janarin si një ditë të llogaridhënies. Ishte koha kur u tha mbështetësve të vinin në Uashington DC dhe të sfidonin Kongresin – dhe zëvendëspresidentin, Mike Pence – të kundërshtonin rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit dhe të mbeste presidenca në duart e tij.

Të mërkurën në mëngjes, presidenti dhe folësit e vunë në lëvizje protestën drejt Capitol Hill, raporton bbc

Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit, tha se mosmarrëveshjet zgjedhore duhet të zgjidhen përmes “gjykimit me luftë”, transmeton Telegrafi.

Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit, kishte një mesazh për anëtarët e partisë, të cilët nuk do të “luftonin” për presidentin e tyre.

“Kjo nuk është më Partia e tyre Republikane”, tha ai. “Kjo është Partia Republikane e Donald Trumpit”, shtoi ai.