Ballina AKTUALE Zënka në koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, PVD nuk i shpërndan...

Zënka në koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, PVD nuk i shpërndan mjetet? (Dokument)

506
0
SHPËRNDAJE

Subjektet politike shqiptare që veprojn në Luginën e Preshevës, PVD, APN, PD, LPD, LRPDSH nën moderimin e ish-ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, patën themeluar koalicionin e përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, kështu duke fituar tre mandate deputeti popullor në këtë institucion. Tani vetëm pak muaj më vonë, siç njoftohet është hapur një zenk, pasi sipas burimeve të presheva.com, Partia për Veprim Demokratik nuk ka shërndarë mjetet financiare sipas marrëveshjes partitë tjera koalicionare, duke i mbajtur për vehte gjitha buxhetin që nga shtatori i vitit të kaluar. “PVD-ja po shkel marrëveshjen e nënshkruar nga gjitha partitë, duke mos shpërndarë mjetet financiare, nën pretekstin se ato mjete ende nuk i kanë pranuar, a në fakt Ministria përkatëse ka publikuar gjitha të dhënat” ka pohuar burimi i presheva.com i cili është i involuvar në këtë rast. Partnerët koalicionar PD, APN dhe LPD kanë dërguar një vërejtje me shkrim PVD-së, për t`ia rikujtuar atyre shkeljen e nenit 6 të marrëveshjes. Në dokumentin që ka siguaruar presheva.com, thuhet “Me anë të kësaj shkrese ju bëjmë thirrje që në afat prej 5 ditësh të kryeni obligimin financiar në bazë të marrëveshjes”. Në xhirollogarinë e PVD-së janë derdhur rreth 43`000 Euro që nga shtatori i vitit të kaluar, ka mësuar presheva, mjete financiare që ndahen për subjekte politike që kanë të dërguar deputet në Parlamentin e Republikës së Serbisë.Nga këto mjete janë shpërndarë vetëm 20’000 euro ndërsa pjesa tjetër 23’000 është ende tek xhirollogaria e PVD-së.

Koalicioni për listën e përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” është themeluar vitin e kaluar ndërsa në zgjedhjet parlamentare serbe më 21 qershor 2020 ka fituar tri mandate. /presheva.com/