Ballina AKTUALE Kur do të kthehen nxënësit përsëri në shkolla?

Kur do të kthehen nxënësit përsëri në shkolla?

627
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq, deklaroi se nuk është reale të parashikohet në këtë moment se kur nxënësit do të kthehen në shkollë, përcjell presheva.com.

Ai shtoi se vendimi përfundimtar për atë do të merret nga Shtabi i Krizave.

“Situata epidemiologjike po monitorohet intensivisht dhe çdo ditë, në bashkëpunim me institucionet dhe organet kompetente. Në përputhje me ndryshimet në situatë, ne do të marrim masat e duhura, dhe vendimi përfundimtar do të merret nga Shtabi i Krizave,” tha Ruzic.