Ballina AKTUALE Bujanoc: Bashkësitë lokale me propozim-projekte, Tërnoci dhe Konçuli të kënaqur me realizimin...

Bujanoc: Bashkësitë lokale me propozim-projekte, Tërnoci dhe Konçuli të kënaqur me realizimin (video)

527
0
SHPËRNDAJE

Në komunën e Bujanocit funksionojnë 29 bashkësi lokale për të cilat buxheti komunal ndan mjete për mbështetje teknike ndërsa realizon projekte në bazë të kërkesave nga secila bashkësi.

Selami Mustafa, sekretar në kuvendin e komunës theksoi për Titulli.com se komuna e Bujanocit numëron 29 bashkësi lokale të cilat konkurrojnë me projekte para hartimit të buxhetit vjetor.

“Bashkësitë lokale paraqesin prioritet e tyre për realizimin e projekteve të caktuara gjatë periudhës së ndarjes së buxhetit dhe në suaza të normales i realizojnë projektet e tyre”, u shpreh Mutafa.

Sipas tij për vitin 2018 nga buxheti komunal për bashkësitë lokale janë paraparë rreth 3 milion e 900 mijë dinarë për funksionim teknik.

“Kjo shumë e ndarë është vetëm për harxhimet teknike të bashkësive lokale ndërsa për realizimin e projekteve mjetet financiare ndahen në bazë të projekteve dhe kërkesave që bashkësitë lokale i bëjnë dhe në bazë të prioriteteve që komuna vendos i ndahen edhe mjetet financiare”, deklaroi Mustafa.

Ai tha se jo të gjitha kërkesat e bashkësive lokale janë realizuar gjatë viteve paraprake mirëpo kryetari i komunës Shaip Kamberi i ka shikuar se cilat janë kërkesa prioritare dhe besoj që realizimi i projekteve është i kënaqshëm.

Në bazë të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2018 janë planifikuar afro 181 milion dinarë për projekte në infrastrukturë në të gjitha bashkësitë lokale duke e përfshirë edhe qytetin e Bujanocit.

Bashkësia lokale e Tërnocit njëra nga më e madhja në komunë ka dorëzuar projekte që janë në interes të banorëve dhe se janë të kënaqur me realizimin e deritanishëm.

Agim Haliti, kryetar i Bashkësisë Lokale në fshatin Tërnoc u shpreh se në nëntor të vitit 2017 i ka dorëzuar kërkesat që nuk do të thotë se të gjitha realizohen mirëpo do të merren parasysh ato projekte të cilat janë me rëndësi jetike për qytetarët e Tërnocit.

“Kërkesa këto të cilat aprovohen nga kuvendi komunal dhe besoj që së paku gjysma e tyre të aprovohen dhe me kalimin e projekteve në programin buxhetor ato realizohen 100%,”, theksoi ai.

Ai tha se është pjesërisht i kënaqur me financimin nga buxheti komunal duke u bazuar në kapacitetin e saj që ajo ka në financimin e projekteve.

Haliti me kënaqësi të madhe deklaroi se dy projektet me rëndësi të madhe për fshatin Tërnoc rrjeti i kanalizimit dhe shtrati i Lumit tashmë janë realizuar.

I kënaqur me realizimin e projekteve është edhe Zilqefli Sherifi, kryetar Bashkisë Lokale në Konçul i cili theksoi gati çdo vit realizohen më së paku dy projekte në infrastrukturë.

“Për vitin 2017 në fshatin Konçul deri në Dhjetor të 2017 janë realizuar të gjitha projektet. Dy projekte të asfaltimit të dy rrugëve kanë përfunduar ndërsa për vitin 2018 kemi paraparë projektet tjera të reja, deklaroi gjatë bisedës për Titulli.com, Zilqefli Sherifi.

Për muajin Mars të vitit 2018 nga kuvendi komunal i komunës së Bujanoct janë shpallur zgjedhjet në të gjitha bashkësitë lokale dhe pritet që brenda 2 muajve të kenë udhëheqësi të reja e pastaj të krijojnë urë lidhëse mes kërkesave të qytetarëve dhe komunës./Titulli.com/lugina24.com