Ballina AKTUALE Bujanoci dhe Presheva të rrezikuara ekonomikisht, nevojtarët në rritje

Bujanoci dhe Presheva të rrezikuara ekonomikisht, nevojtarët në rritje

841
0
SHPËRNDAJE

Presheva dhe Bujanoci janë dy qendra më të pazhvilluara në Serbi, papunësia në këtë zonë është mbi shtatëdhjetë për qind, ndërsa edhe ato pak fabrika sa kishte më herët tashmë po thuaj asnjë nuk funksionon.

Qendrat për përkujdesje sociale janë institucionet e vetme shtetërore të cilat përkujdesen për familjet më të rrezikuara ekonomikisht, shkruan Titulli.com.

Në Bujanoc, shfrytëzues të ndihmave sociale janë 4160 persona, kështa ka thënë Nijazi Ahmeti, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc.

Qendrat për Punë Sociale, janë institucione të themeluara nga kuvendet komunale, ndërsa ato janë të pavarura për s ai përket prurjes së vendimeve për të ndihmuar personat apo familjet e rrezikuara ekonomikisht. Mjetet për ndihma sigurohen nga buxhetet komunale dhe nga buxheti republikan i Serbisë.

Liridon Latifi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë është shprehur se përveç ndihmave materiale, nevojë e jashtëzakonshme është edhe për të ashtuquajturat qendra strehuese për persona që nuk kanë përkujdesje.

Investimet ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës, është shpresë për zvogëlimin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale, ndërsa në kushtet aktuale sipas përfaqësuesve të dy institucioneve, tendencat, për ditë e më shumë janë për rritje të numrit të shfrytëzuesve të ndihmave sociale./B.R