Ballina LAJME E FUNDIT “Darka sekrete Thaçi-Vuçiq në Paris”

“Darka sekrete Thaçi-Vuçiq në Paris”

274
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar shkoi në Londër për ta promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për ta promovuar librin.

Por, krejt ky udhëtim i tij po interpretohet ndryshe në Serbi.

Sipas Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, tinëz opinionit ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Jeremiqit, ka darkuar me Thaçin.

Jeremiq ka thënë se kreu i shtetit serb është duke zhvilluar negociata të fshehta me Thaçin.

Ai më pas ka thënë se Vuçiq të dielën ka udhëtuar po ashtu tinëz në Nju-Jork.

E, Vuçiq i është përgjigjur në mënyrë ironike Jeremiqit, teksa ka konfirmuar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti serb ka thënë se atje ndodhet për një darkë, me familjen Soros.

Por, Vuçiq ka thënë se kjo darkë ka dështuar. “Për fat të keq, nuk pata mundësinë të takoj askënd nga familja Soros”, ka shkruar ai. Lugina24.com