13.5 C
Bujanovac,Preshevë
E hënë, 4 Nëntor, 2024
Ballina AKTUALE Deklarata politike e Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës

Deklarata politike e Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës

909
0
SHPËRNDAJE

Deklarata politike e Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës

Ne, përfaqësuesit e shqiptarëve të tre Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, konsiderojmë se në rrethanat, kur:

* Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian

* Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse (juridikisht të obligueshme për të dyja palët)

* Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë,

Në mbështetje të:

* Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948),

* Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,

* Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,

* Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,

* Marrëveshjes së Konçulit (2001),

* Platformës politike te Janarit të vitit 2006,

* Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013),

* Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, te majit (2013),

* Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Shtatorit të vitit 2015.

Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovon këtë:

DEKLARATË POLITIKE

përmes së cilës KËRKON:

a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës , si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë);

b) Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm te Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës;

c) Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.

Kuvendi konstaton , se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkon; nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë.

Në Bujanoc,