Një banorë i fshatit Tërnoc është denuar me gjobë nga policia shtetërore e Serbis pasi nuk u përmbajt orës policore.
Ora policore deri dje ishte dhe duhet përmbajtur nga ora 20:00 deri ora 05:00, banori i gjinisë Mashkullore, i moshuar (i njohur për redaksin e Bujanoci.Net) nuk qëndroi gjatë orës policore dhe sipas të dhënave ende jozyrtare është denuar me gjobë të hollash rreth 1500€.
I moshuari nuk u përmbajt rregullave dhe thuajse theu dy ligje atë të ores policore por edhe se të moshuarit mbi 65 vjeç duhet të qëndrojnë të mbylluar thuajse 24 h.
Shteti i ka dhënë leje të dalin për të blerë gjëra ushqimore nga ora 04:00 deri ora 07:00 e mëngjesit dhe nuk kan të drejt më të dalin nga shtëpia.
Të dashur qytetarë, këto dy javë janë vendimtare për ne, kështu që qëndroni në shtëpi, si fillim mbroni shëndetin tuaj pasi nuk rrezikoni të infektoheni por edhe respektoni rregullat e izolimit gjatë orës policore.
Kujtojmë se nga sot ora policore është nga ora 17:00 deri 05:00. /