Ballina AKTUALE Lugina në qetësi të plotë, të gjitha lokalet e mbyllura.

Lugina në qetësi të plotë, të gjitha lokalet e mbyllura.

657
0
SHPËRNDAJE

Pas paralajmërimit të Kryeministres së vendit, Ana Brnabic, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në cilësinë e Komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme ka marr vendim për mbylljen e:

• objekteve hotelierike

• Restoraneve, kafiterive, kafeneve dhe bareve

• Ëmbëltoreve, picerive

• Lokaleve të videolojrave

• Kazinove, bastoreve

Ndalohet edhe grumbullimi i njerëzve nëpër parqet publike.

Vendimi hyn në fuqi prej sonte, 21.03.2020 në ora 18:00 dhe zgjatë deri në heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Luten qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta, të shtojnë kujdesin dhe të ruajnë qetësinë.