Në seancën e parafundit të Kuvendin republikan të Serbisë, ku për votim ndodhej projektligji mbi Këshillat Nacionale të Pakicave, deputeti i vetëm shqiptar, Fatmir Hasani, fuqishëm e kundërshtoi, dhe nxorri në pah, mangesitë në ketë projektligj.
Në fjalinë e tij, deputeti Hasani, potencoi gjendjen e rëndë të pakicës shqiptare në Serbi, dhe mungesën e bashkëpunimit zyrtar të Qeverisë së Serbisë, me përfaqësuesit legjitim shqiptarë.
“Përkundër që orientim im i deritanishëm, ka qenë përkrahja e ligjeve të Europës, njëkohësisht punës së Qeverisë, me qëllim që të tregoj orientimin e partisë të cilën edhe e përfaqësoj, kjo Qeveri në përgjëthsi, nuk dëshrion bashkëpunim institucional me shqiptarët, që deri tani, ka qenë një opsioni për të cilin kemi insistuar, ndërsa më shumë po i jepet rëndësi disa kanaleve private, që për qëllim kanë bashkëpunimin me disa grupe, dhe jo afirmimin e të drejtave të shqiptarëve” – deklaroi deputeti Hasani.
Më tej, Hasani, kundërshtoi ligjin mbi Këshillat Nacionale të Pakicave, ku përmendi, shumë mangesëi në përdorimin e gjuhës shqipe, në dokumentet zyrtare të pakicës shqiptare. Deputeti Hasani, gjithashtu përmendi edhe mospërfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, si policia, gjyqësia dhe tatimet.
Fatmir Hasani, në fund theksoi se nuk e përkrah ligjin mbi pakicat nacionale, ku paraprakisht, potencoi shumë mangesë në ketë projektligj.
Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë të deputeti popullor Fatmir Hasani: