Ballina MAGAZINË Ja faqja më e madhe e showbizit shqiptar në Facebook

Ja faqja më e madhe e showbizit shqiptar në Facebook

464
0
SHPËRNDAJE

Televizionet dhe portalet rëndom kanë qenë burimi kryesor i informimit dhe pasqyra reale e shoubizit, por si duket edhe faqet shqiptare në Facebook po bëjnë namin dhe dinë të jenë burim shumë i rëndësishëm i informimit në Facebook.

E tillë është faqja Show Bizi Shqiptar, një faqe me gjysmë milioni fansa, të cilët çdo ditë kanë mundësinë që të shohin fotografitë prej më të rejave nga yjet e shoubizit dhe informacione të tjera.

Administratori i faqes, Jetmir Agaj, thotë për Telegrafin se verifikimi i faqes ka lehtësuar gjithë punën dhe se tashmë po rritet edhe numri i shqiptarëve që janë antarë të kësaj faqe.

“Eshtë një proces mjaft i ndjeshëm puna me artistët tanë. Shumica nuk kanë as menaxhment dhe është vështirë të kontaktosh drejtpërsëdrejti me ta. Informimi i publikut dhe sjellja e pasqyrës së vërtetë të tyre është misioni kryesor, andaj edhe mbetemi lider në rrjetet sociale”, u shpreh Agaj.

Ai thotë se nuk është i vetëm, teksa atë e ndihmojnë Miri dhe Albano, dy të rinj nga Durrësi, duke e bërë faqen tipike për një ekip të tërë.

Shumë shpejt kjo faqe do të publikojë edhe fotografitë më të reja të yjeve më të mëdha shqiptare nëpër koncerte si Ledri Vula, Tuna, Dafina Zeqiri e shumë emra të tjerë të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare. /Telegrafi/