Policia në Bujanoc ka arrestuar dy persona nga ky qytet me dyshimin se kanë kryer veprën penale duke mos rrespektuar rregullat shendetesore gjate epidemise, thuhet ne njoftimin e MPB-se.
Të dyshuarit akuzohen se kanë thyer izolimin shtëpiak. Të dyshuarit, së bashku me ankesën penale, do të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, tha MPB në deklaratë.