Sot në Prishtinë u mbajt konferenca me temë “Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” nën organizimin e Institutit RIDEA dhe Institutit BPRG të mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë. Pjesë e panelit të kësaj konference shumë të rëndësishme ishin krerët më të lartë shtetërorë e politik të Republikës së Kosovës si presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Gjilanit njëherit nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ambasadori i SHBA në Prishtinë, SH.T. Graig Delawie dhe shumë figura tjera nga sfera e politikës, gazetarisë dhe shoqërisë civile në Republikën e Kosovës, si dhe ambasadave të huaja në Prishtinë. Nga Lugina e Preshevës të ftuar ishin dy kryetarët e degëve të PVD-së, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani. Me këtë rast edhe pse numri i debatuesve ishte i kufizuar shkaku i pjesmarrësve të shumtë, fjala ju dha z.Shaip Kamberit, kryetarit të Komunës së Bujanocit, i cili mbajti një fjalim impozant. Për më tepër shikoni videon e më poshtme: