Ballina LAJME E FUNDIT LUGINA Nxënësit në pushim pranveror deri me 10 prill

Nxënësit në pushim pranveror deri me 10 prill

829
0
SHPËRNDAJE

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga dita e hënë zyrtarisht janë në pushim pranveror dhe në bankat shkollore do të kthehen me 10 prill.

Me kalendar shkollor është paraparë që pushimi pranveror të zgjwt nga 2 deri 9 prill dhe kur lidhet me vikendin, nxënësit kanë 10 ditë pushim.

Gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e klasave të teta përfundon me 31 maj ndërsa klasave tjera me 14 qershor.

Shkolla për maturantë përfundon me 24 maj ndërsa për të tjerët me 21 qershor.