Ballina AKTUALE Vuçiq: Delegacioni kosovar në Mynih po bën punë serioze

Vuçiq: Delegacioni kosovar në Mynih po bën punë serioze

479
0
SHPËRNDAJE

Gjatë një konference për gazetarë në mesin e takimeve në Mynih, presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se ka takuar për pak Enver Hoxhajn, dhe se aty ishin edhe Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

“Ata po bëjnë një punë serioze, kanë një konsullatë të jashtëzakonshme këtu në Mynih, dhe kanë sjellë të gjithë që kanë mundur, edhe Enver Hoxhajn pasi ai flet përsosur gjuhën gjermane. Gjithçka që ata bëjnë është të na shfaqin neve në një mënyrë të ndryshme, dhe flasin për cenueshmërinë e tyre. Ata flasin çfarë evropianët dëshirojnë të dëgjojnë“, ka deklaruar Vuçiq për delegacionin kosovar.

Vuçiq ka shtuar se do të punojë edhe në orët e natës që të bëjë atë që është më e mira për Serbinë në panelin e nesërm ku do të marrë pjesë së bashku me presidentin Hashim Thaçi.

“Ne do ta flasim të vërtetën sigurisht, por do ta zgjedhim taktikën më të mirë për Serbinë“, ka deklaruar Vuçiq.