Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as këmbim territoresh, transmeton “Zëri.info”.
Haradinaj përmes rrjetit social“Facebook”, ka shkruar se Lista Serbe duhet të kthehet dhe të diskutojë për temat e përbashkëta për të mirën e qytetarëve.
“Presidenti serb, Vuqiç, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai po ashtu ka thënë se Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur si dhe sipas tij, LDK-ja ka treguar korrektësi politike në këtë proces.