Ballina AKTUALE Kërcënimi që sollën njerëzit e Trump: Nëse nuk hiqet taksa e tërheqim...

Kërcënimi që sollën njerëzit e Trump: Nëse nuk hiqet taksa e tërheqim ushtrinë

932
0
SHPËRNDAJE

Njerëzit e Trumpit, në takimet e shumta që kanë zhvilluar sot me spektrin politik, përvec tjerash, kanë kërcënuar se nëse Kosova nuk ia heq taksën produkteve serbe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të tërheqin trupat ushtarakë nga Kosova. Aktualisht SHBA ka rreth 650 trupa në Kosovë kryesisht në stacionuar në kampin Boondsteel bazën më të madhe amerikane në Evropë.

Një burim i besueshëm i Gazetës Express, që sot ka qenë në takim me delegacionin amerikan ka thënë se njerëzit e administratës Trump e kanë kërcënuar Kosovën edhe tërheqje trupash nga Kosova.

Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime të subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme”, ka shkruar në reagimin e tij Ahmeti.

Ndërkaq, para amerikanëve është zbutur Fatmir Limaj, partneri i Haradinajt i cili deri tash po e përkrahte taksën dhe qëndrimin e Kryeministrit për mosheqjen e saj.

Limaj ka thënë se duhet të merren parasysh këshillat e amerikanëve që çojnë në fillimin e dialogut.

Gjatë ditës delegacioni ka takuar një pjesë të deputetëve të disa partive opozitare. Në takim ishte marrë pjesë deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi; deputeti i Alternativës Ilir Deda dhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik që s’është raportuar se ka pasur ndonjë takim me delegacionin nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë të SHBA’së.

Ish –Sekratari Mattis para se të merrte pozitën gjatë një dëshmie në janar të vitit 2017 para senatit, kishte thënë se prania e ushtarëve amerikanë është kritike për të siguruar stabilitetin në rajon. Ai kishte thënë se para largimit do të ishte e mençur që FSK të marrë mandatin për të siguruar mbrojtjen territoriale