Ballina AKTUALE KKSH Hap Thirrje Për Projekte Shqiptare në Luginë – Mbështetje Për Gjuhën,...

KKSH Hap Thirrje Për Projekte Shqiptare në Luginë – Mbështetje Për Gjuhën, Kulturën dhe Mediumet!

218
0
SHPËRNDAJE

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka hapur një thirrje publike për aplikim të projekteve, në kuadër të programit të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj nisme është të fuqizojë jetën kulturore, arsimore dhe mediatike shqiptare në Luginën e Preshevës, përmes mbështetjes konkrete financiare për organizata, shkolla sportive dhe iniciativa të pavarura.

Sipas njoftimit të publikuar nga KKSH, thirrja përfshin katër fusha kryesore të veprimit:

1️⃣ Gjuha shqipe dhe simbolet kombëtare

2️⃣ Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore shqiptare

3️⃣ Informimi dhe mediat në gjuhën shqipe

4️⃣ Mbështetje për projektet sportive dhe organizatat aktive në komunitet

Këto fusha përbëjnë shtyllat kryesore të identitetit dhe zhvillimit të shoqërisë shqiptare në Luginë, ndërsa synimi është që përmes këtij fondi të shpërndahet mbështetje e drejtë dhe transparente, bazuar në kriteret profesionale dhe meritën e çdo aplikanti.

Përzgjedhja e projekteve, siç është paralajmëruar, do të bëhet nga një ekip profesionistësh të pavarur, duke përjashtuar çdo ndikim politik apo personal.

Në fokus do të jetë kualiteti i ideve, ndikimi real në komunitet dhe angazhimi i organizatave shqiptare, pa dallime.

💬 “Në këtë mënyrë po i hapet dera energjisë që ekziston në Luginë. Qëllimi është t’u jepet hapësirë ideve që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, forcojnë identitetin dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë,” thuhet ndër të tjera në komunikimin e KKSH-së.