31.6 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 30

Përleshje në sallën e kuvendit në Preshevë, këshilltarët nga radhët e PVD-së dhe APN-së (Video)

0

Përleshje në sallën e kuvendit në Preshevë, këshilltarët nga radhët e PVD-së dhe APN-së (Video)

Përderisa në foltore ishte këshilltari nga radhët e PDSH-së Shpat Aliu i cili po debatonte me kryetarin e komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi i cili ishte ngritur në këmb ku situata ishte shumë e tensionuar nga ana tjetër ndërmjet këshilltarëve Rinor Krasniqi nga radhët e PVD-së dhe Fatlum Kadriu këshilltarë nga radhët e Alternativës për Ndryshim situata kishte eskaluar dhe dhe debati verbal ka kaluar në grushta nga këta dy këshillatrë. Këto janë vetëm disa pamje ku RTV Aldi ka arritur ti sigurojë, ndërkaq menjëher është ndërprerë dhe seanca për një pauzë të shkurtër, rtvaldi.com

Për më shumë video më poshtë

https://youtu.be/_VDubwKEwnM

Ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës Fillore ”9 Maji” në Leran Rami Hyseni

0

Ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës Fillore “9 Maji” në Leran Rami Hyseni

Ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës Fillore “9 Maji” në Leran Rami Hyseni sot më datë 17.08.2018 ditë e premte nga një sëmundje e rëndë.

Varrimi i të ndjerit bëhet pas namazit të ikindisë në varrezat e fshatit Bushtran.

Stafi i RTV Aldi i shpreh ngushëllime familjes Hyseni.

Domosdoshmëria e konsensusit kombëtar brenda Luginës

0

Lugina e Preshevës kohëve të fundit është bërë temë kyçe në relacionet Prishtinë -Beograd, kurse këtyre ditëve ajo po merr…

Lugina e Preshevës kohëve të fundit është bërë temë kyçe në relacionet Prishtinë -Beograd, kurse këtyre ditëve ajo po merr edhe përmasa të karakterit ndërkombëtar.

Nga deklaratat mediale deri te takimet, si të hapura ashtu edhe të mbyllura, komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë objekt i rikthimit të vëmendjes së humbur që nga viti 2001.

Kur bëhet fjalë për deklaratat që kanë të bëjnë me idetë e shpalosura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh, në Kosovë ato paraqiten në mënyra të ndryshme, varësisht nga kampet politike dhe janë të bazuara qoftë në përkrahje, sikurse edhe në kundërshtime.

Dhe këto mospërputhshmëri ndoshta edhe janë të kuptueshme kur kihen parasysh faktorë të ndryshëm që ndërlidhen qoftë me interesa partiake, mosgatishmëri të guximit politik, por edhe të vetë fazës së mjegulluar të dialogut, i cili pritet të hyjë në etapën finale.

Nga ana tjetër, për ne në Luginë është e pakuptueshme që të mos kemi qëndrime të qarta për këto situata dhe momente të cilat i kemi pritur prej më tepër se 100 vjetësh.

Është e habitshme se si disa nga liderët politikë japin deklarata të ngutshme dhe diametralisht të kundërta nga disa liderë të tjerë. Njësoj ndodh edhe me takimet, shumica e të cilave realizohen me vetë iniciativën e ndonjërit prijës politik dhe ngutia për ta pasqyruar veten si “ udhëheqës” të një procesi që ende nuk është shfaqur si duhet në horizont.

Raste të tilla i ka vërejtur edhe popullata përmes televizionit, ku ndonjëri nga përfaqësuesit politikë “okupon” foltoren në konferenca shtypi, duke e shndërruar rastin në një episod komik.

Para deklaratave Lugina ka nevojë për një konsensus kombëtar se cilat janë kërkesat në fazën të cilën po e pretendon presidenti Thaçi. Ky konsensus duhet të jetë tejet i qartë, i shpalosur në detaje dhe duke u mbyllur mundësitë e keqinterpretimeve.

Dhe ky konsensus nuk mund të arrihet vetëm nga këshilltarët shqiptarë të të tria kuvendeve komunale dhe politikanëve, por duhet marrë parasysh edhe qëndrimet e intelektualëve që nuk janë pjesë e politikës, historianëve, gjeografëve, njerëzve nga OJQ-të, medieve, njerëzve nga jeta kulturore e ajo e biznesit dhe mbi të gjitha njerëzve të cilët e udhëhoqën luftën e armatosur në vitet 2000/2001, si dhe atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Është dëshpëruese se në këtë vorbull disa nga liderët i kanë harruar fare komandantët e UÇPMB-së, të cilët janë edhe kontribuuesit kryesorë për gjendjen tonë momentale, e cila dallon shumë nga ajo e shekullit të kaluar.

Andaj zëri i prijësve tanë ushtarakë është i domosdoshëm të bëhet pjesë e konsensusit, i cili duhet të zërë vendin që me gjasë duhet të jetë platformë në rast korrigjimi-shkëmbimi kufijsh ose territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Konsensusi me rezultat platformën sa më shpejt duhet dorëzuar institucioneve kosovare dhe vetë presidentit Thaçi, i cili është zotuar se do na përfaqësojë në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Nëse nuk e kryejmë këtë pjesë të detyrave tona, atëherë mbesim vetëm si spektatorë dhe nuk e dimë se si do të na trajtojë historia dhe gjeneratat që vijnë pas nesh.

(Autori është kryetar i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc

Serbia me ‘listë të kuqe’ kundër qytetarëve të Luginës

0

Serbia me ‘listë të kuqe’ kundër qytetarëve të Luginës

Përveç akademik Hivzi Islamit, autoritetet serbe nuk kanë lejuar të hyjnë në shtetin e tyre as qytetarë të tjerë të Luginës së Preshevës, që mbajnë pozita të larta në administratën e Kosovës. Edhe tre zyrtarë të tjerë janë ndalur në kufij me arsyetimin se janë në një listë të ashtuquajtur të “kuqe” që ua ndalon hyrjen në vendlindje. Kjo ndalesë ka shtyrë Ministrinë e Jashtme të Kosovës që të kërkojë reciprocitet. Ndërsa analistët thonë se Serbia me këtë po e shkel Marrëveshjen e Brukselit.

Nuk është vetëm Akademik Hivzi Islami që është ndaluar të hyjë në territorin e Serbisë. Siç duket Serbia po praktikon një masë të tillë edhe për qytetarë të tjerë që janë nga Lugina e Preshevës, e që në Kosovë punojnë si zyrtar të lartë të institucioneve. Xhemail Halili, drejtor i prokurimit në Kuvendin e Kosovës, thotë se një javë më parë ai nuk u lejua të shkonte në vendlindjen e tij në Preshevë, me arsyetimin se emri i tij është në një listë të autoritetet serbe që e quajnë të “kuqe”.

Ai thotë se e njëjta gjë u ka ndodhur edhe dy kolegëve të tij të cilët janë nga Lugina e Preshevës, por që jetojnë në Prishtinë, dhe se nuk kanë marrë asnjë shpjegim deri më tani.

Nëse Bashkimi Evropian nuk ndërhynë për të obliguar Serbinë të respektojë marrëveshjet të cilat vet i ka nënshkruar, atëherë Kosova do të funksionoj mbi bazën e reciprocitetit. Kështu tha për RTK-në përmes telefonit Jetlir Zyberaj, këshilltari i zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.

Sipas analistit Azem Vllasi, Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke i përmendur edhe rastet kur nga pala serbe janë ngritur aktakuza për qytetarë të Republikës të Kosovës.

Ndërsa për analistin Ymer Mushkolaj problemi qëndron te marrëveshja e nënshkruar me Serbinë, një marrëveshje që sipas tij nuk është në favor të Kosovës, sepse është dashur që në fillim të zbatohet parimi i reciprocitetit.

Edhe pse e cilëson të vonshëm si proces, Mushkolaj thotë se vendosja e reciprocitetit me Serbinë do t`i kishte efektet e veta, dhe do t`i dërgonte mesazh Serbisë që nuk mund t`i trajtojë kështu qytetarët kosovarë.

Ndryshe dje, Akademik Hivzi Islamit, i lindur në Letovicë të Bujanocit, i është refuzuar dy herë shkuarja në vendlindje. Islamit nuk iu lejua të shkojë në Preshevë edhe më 8 gusht, ndërsa familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të – u lejuan. Policia kufitare në të dy rastet nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se angazhohet për ridefinim të kufijve me shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se angazhohet për ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për ridefinimin e kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt dhe ky është gjithmonë potencial për trazira”, tha Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk mund të flasë se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, por ka sqaruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse, e cila nuk është e lehtë sa disa e mendojnë.

Përgjigjet ashpër Daçiç: Thaçi dhe shqiptarët Preshevën e marrin vetëm në ëndërra

0

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se zgjidhje më të mirë se ndarja e Kosovës nuk ka. Ai ka thënë se një zgjidhje e tillë është afatgjatë, pasi ekziston mundësia që Kosova të kryej sulm ushtarak në Veri.

Daçiç ka komentuar edhe deklaratat e Thaçit që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës duke thënë se kjo mund të ndodhë veç në ëndrra.

I pyetur rreth qëndrimit kundërshtues të Kishës ndaj kësaj ideje, Daçiq ka thënë se nuk sheh zgjidhje më të mirë se kjo ndërsa ka theksuar se ai është i vetmi në Serbi që ka ofruar ndonjë zgjidhje.

“Se cila do të jetë zgjidhja për këtë është dialogu. Për asgjë s’jemi dakorduar. Shikoni Thaçin që po do t’ia bashkëngjes Kosovës Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën”

“Nuk ka asgjë nga kjo” – “Për këtë ne e kemi shprehjen ‘malo morgen (veç në ëndrra)”.

“Populli serb duhet të jetë i sigurt se Presidenti i Serbisë i cili është duke e udhëhequr këtë dialog dhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme fuqishëm qëndrojmë prapa interesave shtetërore” ka thënë Daçiç.

Ndryshe Daçiç është ithtar dhe promovues i idesë së ndarjes së Kosovës në linja etnike që në këtë rast i bie shkëputja e 4 komunave veriore dhe bashkimi i tyre me Serbi.

Arifi: Jemi kundër ndarjes së pjesshme të Luginës dhe nuk duam ta dëmtojmë Kosovën

0

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka theksuar se ideja e korrigjimit të kufirit në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk duhet të bëhet duke e dëmtuar republikën e Kosovës.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se çdo lëvizje eventuale e kufijve duhet të bëhet mbi tri baza, e ajo është: mosdëmtimi i Kosovës, moslejimi për ndarje të pjesshme të Luginës në ndonjë ndryshim eventual, dhe marrja e çdo vendimi në harmoni me qëndrimet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Arifi ka theksuar se nuk dëshiron që ta vlerësojë nëse është koha e duhur tash ose jo që tema e Luginës të përfshihet në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, por që sipas tij, duhet të analizohet se cfarë mund të nxjerrim nga situata e krijuar.

I pari i Preshevës ka folur edhe për atë që ai e quan mungesë të përkujdesit të dy shteteve shqiptare në raport me Luginën e Preshevës, duke theksuar se ata aktualisht kanë mbetur pa përkrahje institucionale nga Tirana dhe Prishtina, por me një kujdes të shtuar nga ambasada e SHBA-ve dhe Gjermanisë në Serbi.

Ndryshe, Arifi e ka ritheksuar faktin se Lugina e Preshevës historikisht ka kërkuar që të jetë pjesë integrale e Kosovës.