MYFTIU SAQIPI, MBËSHTET PRESIDENTIN THAÇI PËR BASHKIMIN E LUGINËS ME KOSOVËN
Deklarata e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me dialogun e Brukselit se ndarje nuk do të ketë, por nëse ka pajtueshmëri atëherë Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës, nxiti reagime të shumta vendore dhe ndërkombëtare “për” dhe “kundër”, këtij opsioni…
Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendëskryetar i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, pajtohet me projektin e Presidentit Thaçi, për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të Brukselit.
“Korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Gjatë gjithë këtyre vjetëve që kur jemi në dialog, institucionet e Kosovës janë kritikuar pse çështja e Luginës së Preshevës nuk po diskutohet në dialogun me Serbinë. Tash të njëjtit njerëz kërkojnë që t’i mbyllim sytë përballë kërkesës legjitime të tyre për t’ju bashkangjitur Kosovës. Prandaj, kërkesa e jonë është që Kosovës t’i kthehet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, meqë Serbia nuk ka arritur që t’ju garantojë atyre të drejta, të cilat Kosova iu garantohen serbëve në Kosovë”, thuhet në deklaratën e përsëritur të Presidentit Thaçi.
Disa liderë “surrogatë” të skenës politike të Luginës së Preshevës, thotë Myftiu Saqipi, marrin guxim dhe e kundërshtojnë propozimin e Presidentit Thaçit, duke harruar se më pak se një muaj, më 14 korrik, përmes këshilltarëve të kuvendeve komunale nxorën një Deklaratë, me të cilën e autorizuan delegacionin kosovar të negociatave me Serbinë, të vendosin për statusin politik të Luginës, po ashtu këta liderë “hibridë” harruan se në vitin 2013, nxorën një Deklaratë të tillë me të njëjtat kërkesa, ngjashëm vepruan edhe në vitin 2006, duke aprovuar një Platformë politike, pastaj në vitin 2001, firmosën Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, pas konflikteve të armatosura të vitit 1999, duke mos harruar edhe Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.
Myftiu Saqipi, ka një porosi për ata që kundërshtojnë projektin madhor të Presidentit Thaçi, të vetëdijesohen dhe të korrigjohen nga opsionet, që nuk u pret “sopata në një vend” e të veprojnë në favor të proceseve integruese ngase si të tillë që jemi me probleme, nuk na do Evropa e as vendi ku jetojmë, njofton jetapress
‘Po u prek kufiri i Kosovës me Serbinë, priteni luftën!”
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se s’do të ketë korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përpos korrigjimit, shefi i ekzekutivit ka thënë se s’bën të ketë as ndarje dhe këmbim territoresh.
Në të kundërtën, sipas tij, mund të nis një luftë e re.
Haradinaj gjatë një interviste për RTK-në ka thënë se rendi dhe ligji, siguria dhe zhvillimi ekonomik janë objektiva të qeverisjes së tij.
Për herë të parë në vend, në të njëjtën kohë po zhvillohen gjashtë projekte të mëdha infrastrukturore. Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Zonat Ekonomike, lirimi nga taksat për lëndën e parë për prodhim në disa sektorë dhe shumë vendime të tjera, janë dëshmi e angazhimit tonë për zhvillim ekonomik”, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Kosova ka gjyqtarë dhe prokurorë me integritet, por Gjyqësori duhet të ketë një plan operues që drejtësia të ndodhë në kohë.
Miqësia jonë me Amerikën është e përhershme. Do të ketë Amerikë në Kosovë, përjetësisht.
S’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.
Ju ftoj ta ndiqni intervistën e plotë, sonte, në emisionin “Debat” me Ridvan Berishën, duke filluar nga ora 20:10, në rtk.
Kim Mehmeti: Vetëm një idiot do besonte që Lugina do i ofrohet Kosovës pa i dhënë diçka Serbisë
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti, mundësinë për korrigjim të kufijve të Kosovës, pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i ka cilësuar si paralajmërim për tkurrje të trojeve shqiptare.
Mehmeti për KALLXO.com ka deklaruar se në rast se Lugina do t’i bashkohej Kosovës, edhe kjo e fundit do t’i jepte diçka Serbisë.
“Duhet njeriu të jetë mbi mesataren idiot që të besoj se Kosovës do i jepet Lugina pa i dhënë ajo asgjë Serbisë. E me këta burrështetas që ka Kosova asaj do i ndodhë që të jep të veten për të marrë atë që i takon. Po kësaj radhe në formë edhe më tragjike: edhe me pakësimin e popullit shqiptar rinia e të cilit prej moti është degdisur nëpër botë sepse ”Shqipëritë” tona u bënë të pabanueshme për të”, thotë publicisti.
Sipas Mehmetit, çështja e korrigjimit të kufijve në Ballkan, nuk do t’i linte indiferentë as shqiptarët e Maqedonisë.
“Sidoqoftë mendoj se korrigjimi kufijve të Kosovës do të çoj drejt korrigjimit të kufijve të shumë shteteve të Ballkanit. Është e pamundur që shqiptarët e Maqedonisë të jenë të pandjeshëm ndaj fatit të trojeve shqiptare dhe tërë këtë proces ta përcjellin nëpërmjet lajmeve qendrore në TV. Pastaj ndryshimi i kufijve të Kosovës domosdoshmërisht do i çelë rrugë bashkimit të saj me Shqipërinë. Andaj vallë e beson dikush se procesi i bashkimit gjithë shqiptar mund të ndërpritet dhe se ai do i anashkalojë shqiptaret e Maqedonisë? Këtë mund ta besojnë vetëm disa qarqe shqiptare në Kosovë që ka kohë punojnë për përçarjen brenda shqiptare duke tentuar që shqiptarët e Maqedonisë t’i shkëpusin nga trungu kombëtar duke i përbuzur dhe ofenduar në baza fetare”, shtoi ai.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Mehmeti thekson se të dy shtetet këtë periudhë do të duhej të diskutonin për dëmshpërblimin që Serbia duhet t’ia paguajë Kosovës.
“Sikur Kosova të kishte burrështetas që nuk do e trajtonin Kosovën si pronë të veten private sot do flitej për faljen qe ia ka borxh asaj Serbia si dhe për dëmshpërblimin që ajo duhet t’ia paguajë Kosovës”, tha publicisti për KALLXO.com
Haziri: Bashkim me Luginën, ose trazira në Ballkan
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri qëndron i palëkundur në idenë e tij për ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën
Në një intervistë që do të transmetohet në emisionin Frontal, Haziri ka thënë se nëse Lugina nuk bashkohet me Kosovën, trazirat në Ballkan janë të pashmangshme.
Ai ka thënë që për këtë ide nuk është konsultuar me partinë e as me presidentin e Kosovës. Thotë se me personin e vetëm që ka folur Haziri është presidenti tashmë i ndjerë Ibrahim Rugova.
Nga buron kërkesa e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën dhe kush nënshkruan marrëveshjen?
Presidenti Hashim Thaçi ka mohuar ndarjen si opsion, por ka konfirmuar se kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën do të jetë në tryezën e diskutimit.
Por shefi i shtetit është shfaqur goxha konfuz pas një takimi që ka pasur javën e kaluar me përfaqësuesit e institucioneve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Edhe pse ka thënë se e respektojnë tërësinë territoriale të Serbisë, në tavolinën e dialogut në Bruksel me fqinjin verilindor e ka në plan ta shtrojë edhe çështjen e referendumit të marsit të vitit 1992 të shqiptarëve atje, i cili kërkon bashkimin e kësaj pjese me Kosovën. Megjithatë, ai nuk ka pranuar se kjo ndërlidhet me shkëmbim të territoreve me Serbinë.
Thaçi ka deklaruar se do të përdorin çdo mjet legjitim dhe demokratik për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat elementare, demokratike e kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke përfshirë deklarimin plebishitar të vitit 1992.
Thaçi i ka dërguar porosi edhe Bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht BE-s, duke thënë se kjo e fundit nuk mund të përdor standarde të dyfishta, apo të ndryshme kur është në pyetje mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të komuniteteve në Kosovë, apo në Serbi.
Thaçi nuk ka pranuar të flas nëse do të nënshkruante një dokument që do të ndante veriun e vendit në këmbim të Luginës, shkruan koha ditore.
Sipas tij, deklarimi i viti 1992 i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i hershëm, i bashkrënduar me Këshillin koordinues të partive politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Por, në rast se e paraqet në dialog çështjen e referendumit të shqiptarëve të Luginës, Thaçi ka deklaruar se mund të ketë kërcënime nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Ai gjithashtu e ka pranuar se gjasat për t’u arritur marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë tepër të vogla.
Lugina e Preshevës është një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Gjeopolitikisht, ky rajon paraqet qendrën e komunitetit shqiptar në Serbi, me popullsi shqiptare 54.6% në Bujanoc dhe 89% në Preshevë, si dhe 26% në Medvegjë). Lugina e Preshevës ka 1249 kilometra katrorë me afërsisht 111 000 banorë.
Por aktivistë të shoqërisë civile në Luginën e Preshevës, thonë se aktualizimi i idesë së shkëmbimit të territoreve do të ketë efekt negativ për shqiptarët që jetojnë në këtë rajon nëse nuk do të ketë marrëveshje për Luginën mes Kosovës dhe Serbisë.
“Aktualizimi i opsionit së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekt negativ në jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon po që se dështon plani për shkëmbim të territoreve sepse krijohet pasiguri e jetesës dhe presioni politik do të vështirësojë jetën në këtë hapësirë”, ka thënë për koha ditore Skender Saqipi, aktivist për avancimin e pozitës shqiptare nga organizata “Vizionet Atraktive” në Bujanoc.
Sipas tij, Kosova më pas duhet të krijojë mekanizma institucional për shqiptarët e Luginës së Preshevës për të qenë pjesë e jetës publike të Kosovë.
“Ne duhet të jemi të barabartë me çdo qytetar të Kosovës dhe mos të krijohen pengesa ligjore për qytetarët tonë pavarësisht marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë./Titulli.com/
Ndarja e Luginës së Preshevës katastrofë e shpërnguljes së tërësishme të shqiptarëve
Pa u njohur Kosova nga Serbia dhe pa u bërë anëtare e OKB-së, nuk mund të bëhet asnjë korrigjim i kufirit. Kështu thotë analisti politik Ramush Tahiri, duke komentuar deklaratën e presidentit të vendit për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Ndërsa profesori i negocimit ndërkombëtar Valon Murtezaj e quan këtë proces të rrezikshëm, pasi kufijtë në Ballkan janë të ndërtuar në atë mënyrë sa që nëse bie një kufi, bien edhe kufijtë e tjerë. E përfaqësues të Luginës këmbëngulin që çështja e Luginës të jetë pjesë e dialogut.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës përmes një deklarate politike, kërkojnë nga udhëheqësit kosovarë që çështja e Luginës të përfshihet në dialog me Serbinë. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë për Radio Kosovën se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Serbinë, e cila pritet të arrihet, nuk mund të jetë e plotë derisa të drejtat e shqiptarëve në Luginë cenohen.
Kjo është mundësia jonë më e mirë që në kuadër të bisedimeve të Brukselit, institucionet e Kosovës ta shtrojnë këtë si temë dhe të tentojnë që me Serbinë dhe me bashkësinë ndërkombëtare të gjendet një zgjidhje edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kemi biseduar edhe me presidentin dhe Deklaratën politike që e kemi aprovuar ia kemi dorëzuar edhe atij”.
Kamberi thotë se zgjidhja e çështjes së Luginës duhet të bëhet si tërësi e jo në formë parciale:
” Ndarja e një apo dy fshatrave nga Lugina e Preshevës do të sjellë katastrofë humanitare të shpërnguljes së tërësishme të shqiptarëve nga Lugina, prandaj kjo duhet të jetë një çështje që me shumë kujdes të trajtohet sepse nuk ka zgjidhje të Luginës së Preshevës si tërësi, me komunën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, atëherë zgjedhje të tjera frikësohem se do të mund të sjellin tragjedi të reja në këtë pjesë..
Por njohësit e çështjeve politike në vend nuk e shohin këtë si të mundshme, që Kosova të bëjë korrigjimin e kufijve. Analisti Ramush Tahiri tha për Radio Kosovën se në Kushtetutën e Kosovës, Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Kosova me Kushtetutë, neni 1 pika 3 e ka të ndaluar bashkimin e një pjese me një shtet tjetër ose bashkimin e krejt Kosovës me një shtet tjetër, këmbimin e territorit që të gjitha shtetet tjera I kanë të parapara, Kosova i ka të kufizuara dhe kjo është e paraparë me Kushtetutë dhe kjo është një akt ligjor.
Ai thotë se fillimisht Kosova duhet të njihet nga Serbia, e pastaj përmes marrëveshjes mund të bëhet korrigjimi i kufirit:
“ Për të arritur marrëveshjen duhet me u njoft shteti, në këtë rast nga Serbia dhe pastaj në kuadër të marrëveshjes bëhet shënimi i vijës kufitare, në bazë të vijës administrative ose ndryshimi i vijës kufitare pasi të jetë shënuar në terren. Tash për tash çdo këmbim i kufijve apo përcaktim i vijës kufitare me Serbinë pa u pranuar Kosova si shtet nga Serbia dhe pa u bërë anëtare e OKB-së nuk mund të bëhet”.
Ndërsa profesori i negocimit ndërkombëtar në Universitetin e Parisit Valon Murtezaj në një bisedë për Radio Kosovën, deklaratat e fundit si vijat kufitare me Serbinë, korrigjimet apo ndarje janë terme të rrezikshme. Megjithëkëtë Murtezaj thotë se këto nuk do të ndodhin:
“ Kufijtë në Ballkan janë të ndërtuar në atë mënyrë sa që nëse bie një kufi bijnë edhe kufijtë e tjerë. Dhe kjo nuk është procesi më i lehtë i mundshëm, përkundrazi është gjëja më e vështirë e mundshme që mund t’i ndodh gjithë regjionit të Ballkanit . Personalisht mendojë se këto gjëra nuk do të ndodhin, proceset e kufijve ndërlidhën me aspektet e delimitimit dhe demarkimit, pra nuk mund të bëhen nga askush tjetër, sidomos jo nga ndonjë ekip negociator i cili nuk ka mandat për me bërë një gjë të tillë”.
Ndërkohë presidenti Thaçi ka paralajmëruar se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë.
Digjet makineria e ”Saba Bellçës” në Vranjë me vlerë prej 100.000 euro (Foto)
Kompania nga Presheva ku vitet e fundit ka realizuar shumë projekte infrastrukturore ne Vranjë, Vlladickihan dhe Surdulicë dhe brendi të Sërbisë…
Kompania Shqiptare nga Presheva ku vitet e fundit ka realizuar shumë projekte infrastrukturore ne Vranje, Vlladickihan, Surdulicë dhe në brendi të Sërbisë.
Mbrëmë në oborrin e Ujësjellësit të Vranjës afër stacionit hekurudhorë i’a kanë vënë flakën makinerisë për asfaltim të rrugëve ”Finisher” të ndërrmarjes ”Saba Bellça” nga Presheva.
Sipas deklaratës së pronarit Hetem Etemi dëmi është rreth 100.000 euro, ku sipas tij kjo makinë për sot duhej të fillonte asfaltimin e një pjese të rrugës Radnicke nga lagjja në drejtim të stacionit hekurudhorë në Vranjë.
Z.Etemit thot se mbrendja një viti janë djegur 5 herë makineri të ndryshme të kompanisë sonë.
Ndërrmarja Publike ”Ujësjellësi” nuk ka komentuar asgjë rreth kësaj ngjarje.
Rreth djegies së makinerisë organet kompetente janë duke e hetuar rastin.


Thaçi: S’do do të jetë e lehtë ta prezantoj në Bruksel kërkesën e Luginës
Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe njëherë për kërkesën e shqiptarëve të Kosovës Lindore, që çështja e Luginës të shtrohet në tavolinën e Brukselit, raporton “Zeri.info”.
Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë për ta bërë.
“Mos kujtoni që do të jetë e lehtë ta prezantoj në tavolinë kërkesën e përfaqësuesve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën”, deklaroi ai.
Thaçi më tej, u zotua se nuk do të ketë ndarje, por pohoi se marrëveshja me Serbinë do të jetë tejet e rëndë.
“Nuk do të ketë ndarje, por se a do të jetë marrëveshja e vështirë, do të jetë shumë e vështirë, se a do të jetë e rëndë, do të jetë shumë e rëndë”, potencoi ai.
Ndërkohë, vlerësoi se asnjë vend i Ballkanit nuk do të integrohet në BE me probleme të hapura.
“Problemi Kosovë-Serbi është një problem i hapur, një konflikt i ngrirë.
Kështu që duhet të punojmë të gjithë me zërin e arsyes, të arritjes së një marrëveshjeje që nënkupton njohjen reciproke”, nënvizoi kreu i Republikës së Kosovës.
Thaçi: Kosova e gatshme të marrë përgjegjësitë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën Preshevës
Presidenti i Kosovës ka takuar udhëheqësit politikë të komunave të Luginës së Preshevës.
Ai në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i këtij takimi ka qenë informimi për problemet dhe sfidat që i preokupojnë qytetarët shqiptarë të kësaj pjese.
Ai ka thënë se Kosova pas një dekade shtet është e gatshme të marrë përgjegjësitë për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve në Luginën Preshevës.
Presidenti ka thënë se Kosova respekton integritetin territorial të së secilit shtet, por nuk mund t’I mbyll sytë për gjendjen e rëndë që sipas tij ia kanë konfirmuar edhe vetë sot udhëheqësit politikë të kësaj pjese.
“Dua të besojë se në Beograd do ta presin të qetë të drejtën ton legjitime për kujdesej të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu siç e presim ne të qetë kujdesin e Serbisë ndaj qytetarëve serb”, është shprehur Thaçi, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se presin që edhe Bashkimi Evropian të angazhohen për respektiin e të drejtave të shqiptarëve atje.
Ndërsa përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës falënderuan presidentin Hashim Thaçi për takimin dhe gatishmërinë për tu ndalur në ndihmë.
Ata po ashtu kanë kërkuar që të zgjidhet edhe çështja e Luginës së Preshevës të zgjidhet në fazën e dialogut, duke i kërkuar një zgjidhje afatgjate.
Liburn Aliu: Lugina e Preshevës po zbrazet
Liburn Aliu, deputeti i LVV gjatë debatit për dialogun Kosovë-Serbi, foli për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje
Liburn Aliu, deputeti i LVV gjatë debatit për dialogun Kosovë-Serbi, foli për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje.
Ai ka thënë se Lugina e Preshevës po zbrazet nga shqiptarët gjatë kohës sa Thaçi po negocion me Beogradin për të drejtat e serbëve në Kosovë.
“Qe nga viti 2010 kur kanë filluar negociatat në Bruksel pas shpalljes se Pavarësisë e deri më sot, janë 4,000 nxënës më pak. Kjo është bere gjate kohës se negociatave me Serbinë për të drejtat e serbeve në Kosove”, ka thënë Aliu.
Tha se banorët e tri komunave me shumicë shqiptare u janë dhënë shpresa të rrejshme.
“Më të njëjtin negociator Hashim Thaçin. Ne këtë kohe atje shqiptaret janë ushqyer me shpresat se do të behet diçka për ta dhe se do të flitet në negociata për çështjen e tyre. Si në ato të Vjenës si në ato të Brukselit, njëjtë edhe sot po i ‘u premtohet se do të ndërmerret diçka për te drejtat e tyre. Në asnjë herën nga negociatat nuk u bë asgjë, përveç që Serbia shtroi terrorin e saj”, tha deputeti Aliu.











