Sot në orët e mëngjesit, epidemiologu Predrag Kon theksoi se situata epidemiologjike në kryeqytetin e vendit është përsëri shqetësuese.
Qendra Klinike Spitalore “Bezhanijska kosa” sipas gjitha gjasave do të jetë spital i ri i kovidit.
Ndër masat e tjera, Shtabi Qeveritarë i Krizave do të shqyrtojë ndalesën e vizitave në spitale, kufizimin e tubimeve në ambiente të mbyllura, që aktualisht është 500 persona dhe mbajtja e detyrueshme maskave në transportin publik dhe shitore.
Sot në orët e paraditës, epidemiologu Predrag Kon theksoi se situata epidemiologjike në kryeqytet është përsëri shqetësuese:
“Situata epidemiologjike e Kovid 19 në Beograd po kërcënon përsëri. Për shkak të kthimit të studentëve në shtëpitë e tyre në korrik, kërcënimi mund të përhapet në të gjithë Serbinë.
Deri te përkeqësimi i situatës ka ardhur pas 5 qershorit, kur kufizimet në grumbullimet publike ishin në njëmijë persona, dhe më vonë u hoqën plotësisht.
Gjithashtu, anëtar i Shtabit të Krizave, imunologu Sërgjan Jankoviç, paralajmëroi sot se përsëri ekziston një kërcënim i një shpërthimi të epidemisë së koronavirusit në Serbi dhe se masat kufizuese do të merren parasysh për të parandaluar atë.
Jankoviç tha se në këtë moment, ai do të përjashtojë marrjen e masave ekstreme, siç është futja e orës policore, sepse kjo nuk do të ishte e përshtatshme në këtë fazë.
“Ndërsa epidemia u qetësua, pati disa lehtësime të masave dhe tani, me një kërcënim të ri, duhet të rishqyrtohet situata” ka potencuar ai./