Arabia Saudite ka njoftuar se do të mbajë një Haxh “shumë të kufizuar” këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit, me haxhinjtë që tashmë jetojnë në mbretëri që do të lejohen të marrin pjesë në pelegrinazhin që fillon në fund të korrikut.
“U vendos që të zhvillohet pelegrinazhi këtë vit me një numër shumë të kufizuar … me kombësi të ndryshme në mbretëri”, tha të hënën agjencia zyrtare saudite e shtypit, duke cituar ministrinë e Haxhit, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi