Pranvera dhe vera e vitit 2018 kishte rezultuar në atë kohë me një afrim të jashtëzakonshëm midis dy Koreve, pasi udhëheqësit e tyre kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, takimi mes dy palëve, “prodhoi” një numër deklaratash të përbashkëta, linja telefonike dhe masa të tjera për ndërtimin e besimit mes dy vendeve, madje rezultoi edhe me ndërtimin e një zyre ndërlidhëse ndër-koreane në Kaesong, vetëm 6 milje në territorin e Koresë së Veriut nga Zona e Demilitarizuar.