Ballina LAJME E FUNDIT Ky është raporti që iu dorëzua Haradinajt për avionin turk, që mori...

Ky është raporti që iu dorëzua Haradinajt për avionin turk, që mori gylenistët e arrestuar

1021
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, i ka dërguar një raport shefit të tij, kryeministrit Ramush Haradinaj, për lejen që i është dhënë një avioni privat turk, për të zbritur në Kosovë, të enjten e kaluar.

Ky avion ishte dërguar nga autoritetet turke për të marrë gjashtë shtetas turq, të arrestuar atë ditë në Kosovë, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së klerikut Fethullah Gylen.

Avioni kishte ardhur nga Ankaraja, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Fillimisht turqit kishin kërkuar leje për të zbritur në Prishtinë të premten, por më pas kanë ndryshuar kërkesën, për të marrë leje për të zbritur një ditë më herët.

Lekaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka prezantuar raportin që i ka dërguar Haradinajt për avionin që mori gylenistët e arrestuar.