Ballina LAJME E FUNDIT Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)

Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)

844
0
SHPËRNDAJE

Pas shumë seancave gjyqësore Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i OBRM-PDUKM-së është dënuar me dy vite burg për blerjen e një Mercedesi të tipit Maybach S600 Pullman Guard.

E gjithë kjo pasi Prokuroria Speciale Publike e kishte nisur hetimin ”Tanku”, që mbështeten materialet e përgjuara që njihen si ”bombat” e opozitës.

Në materialet e përgjuara që njihen si ”bombat” e opozitës dëgjohet biseda e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska me ish-kryeministrin Gruevski për të porositur një Mercedes që në bisedën telefonike thirrej si ”Ajo me M”, që u përmend edhe sot në gjykatë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard që çmimi fillestar është 450.000 euro por pa asnjë kërkesë plus.

Në bisedën në mes Jankulloskës dhe Gruevskit, ai kërkonte që vetura e tij të jetë edhe me ulëse që bënin masazhë, me ekran për fëmijët dhe të jetë i rehatshëm.

Përveç Gruevskit sot u dënua edhe Gjoko Popovski me 6.6 vite burg i cili kishte dorë në porositjen e Mercedesit me kërkesë të Gruevskit. Ai dje (22.05.2018) u dënua edhe me nëntë vite tjera burg për lëndën ”300”.

Telegrafi Maqedoni ju sjell disa fotografi dhe video për këtë bishë me emrin ”Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard”. /Lugina24