Ballina AKTUALE Mbahet tribuna në Preshevë me emër “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi...

Mbahet tribuna në Preshevë me emër “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi tolerues”

1244
0
SHPËRNDAJE

Organizata për zhvillim dhe demokraci (OZHD) nga Bujanoci, në sallën e madhe të TV “Presheva” në Preshevë, ka organizuar tribunën për ngjashmëritë dhe dallimet mes gjuhës serbe dhe asaj shqipe, si dhe për rëndësinë e gjuhëve në komunikimin ndëretnik.

Kjo tribunë është mbajtur në kuadër të projektit “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi tolerues”, i cili po realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Giacomo Bosisio, koordinator i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc dhe theksoi se OSBE është duke punuar në parandalimin e çdo radikalizmi dhe ekstremizmi, mes tjerash , edhe përmes mbështetjes që po iu ofron projekteve si ky që po realizohet sot.

Krahas tij, në këtë tribunë folën edhe Mentor Nuhiu, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe (zëvendës drejtor) në Shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Enkel Rexhepi, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën Fillore Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Aleksandar Nikoliq, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë serbe në Shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, Jellena Rangjelloviq, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe, si gjuhë joamtare, në Shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe Goran Arsiq përkthyes i autorizuar gjuhësor.

Moderator i kësaj tribune ishte Altin Boriçi, nga Zyra për të Rinj në Preshevë.

Përveç nxënësve të shkollave të mesme , në tribunë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të vetadministrimit lokal dhe Zyrës për të rinjë në Preshevë.