Me çdo kusht, ata dëshirojnë ta vështirësojnë pozitën e Beogradit në dialogun me Prishtinën!, thotë Sputnik-u serb, transmeton gazeta beogradase Informer, në ditën e sotme, të 11 korrikut.
Nga Sevdail Hyseni
Partitë shqiptare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të shtunën do të miratojnë një dokument me të cilin do të kërkojnë gjithçka që fitojnë serbët në veri të Kosovës, të fitojnë edhe shqiptarët në jug të Serbisë.
Ky presion është një përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të krijuar kushte për destabilizim ose për të nxitur dhunën në atë pjesë të vendit, thotë për Sputnik-un Milovan Drecun, transmeton Informer.
Çfarë në të vërtetë duan shqiptarët, kemi pyetur deputetin popullor në Kuvendi e Serbisë dhe anëtarin e Kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik, Fatmir Hasani, i cili për Sputnik-un, thotë se në vitet e fundit shumë po punohet për serbët në veri të Kosovës, dhe pothuajse asgjë për shqiptarët në jug të Serbisë.
– Në të vërtetë, ne jemi të injoruar në shumë sfera të jetës, prandaj për atë ka ardhur deri te ky zemërim, deri te një reagim të tillë. Për serbët po punohet shumë atje, për të qenë një popull konstitutiv, për të pasur të gjitha të drejtat. Ata aktualisht kanë tre ministri, një zëvendëskryeministër dhe pesë zëvendësministra, dhe ne nuk kemi asgjë këtu, asnjë për qind të asaj që ata kanë në veri, apo që kanë serbë në Kosovë – thotë Hasani.
Ai, madje, dëshmon se shqiptarët në jug të Serbisë, janë të privuar nga të drejtat themelore të njeriut, ndërsa në pyetjen e Sputnik-ut, cilat janë të drejtat dhe pse ai, si përfaqësues i çështjes pakicës shqiptare, nuk i ka iniciuar në Kuvendin e Serbisë, deputeti Hasani thotë: “Unë vazhdimisht kërkoj të drejtat tona, s’më ka mbetur tjetër vetëm brirët për t’i vënë në kokë, përse tani po më pyetni, po ne nuk i kemi të drejta elementare, diplomat tona nuk njihen” thotë ai.
Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë e “Metohi” Milovan Drecun për Sputnik, shpjegon se kjo është një diplomë nga Universiteti i Prishtinës, dhe shqiptarët nga Serbia jugore, kanë dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.
– Nëse nuk janë të kënaqur me realizimin e kërkesave, duhet tu drejtohen autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë – thotë Drecun, duke shtuar se pas kërkesave të deputetëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja qëndron diçka tjetër.
– Këto deklarata në të vërtetë izolojnë komunitetin shqiptar, që ta largojnë nga Serbia dhe krijojnë kushte për destabilizim ose ri-nxitje të dhunës në atë pjesë të vendit. Ky është një rrëfim pjesë përbërëse e asaj që po ndodh në “Kosovë dhe Metohi”. Dhuna sistematike që ushtrohet ndaj popullit serb nga ana e shqiptarëve dhe institucioneve të tyre është e drejtuar jo vetëm në drejtim të kërcënimit të serbëve, por edhe për të penguar pozitën e Beogradit në periudhën përpara, e cila ndoshta mund të çojë në statusin përfundimtar të Kosovës, – thotë Drecun për Sputnik-un, transmeton gazeta Informer.
Ai shton se është e qartë se shqiptarët po ushtrojnë në mënyrë intensive presione të ndryshme ndaj serbëve dhe se kjo kërkesë është pikërisht ajo – presion ndaj serbëve dhe Serbisë.
– Kjo punon për të shmangur rrëfimin e mundshme për një lloj kufizimi, e cila mund të jetë një ide për të zgjidhur problemin. Qëllimi është që shqiptarët të rebelohen dhe kërkojnë të marrin disa të drejta të veçanta, një lloj autonomie si në Kosovë dhe ” Metohi”, ata (shqiptaret e Luginës) të marrin të njëjtën gjë në Serbinë qendrore – shpjegon Drecun.
Ai, shton se qëllimi i gjithë këtij rrëfimi është që Beogradi të detyrohet të njohë shtetin e rrejshëm të Kosovës në të ashtuquajturat kufij administrativë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha me rastin e lajmërimin e partive shqiptare nga jugu i Serbisë, të cilat kërkojë respektimin e reciprocitetit në lidhje me atë që merr “Krahina Veriore”, tha i mllefosur se çdo tolerancë ka një kufi.
Ai, tha me një ton ironik se do të donte të krahasonte të drejtat e serbëve në Kosovë me ato të shqiptarët në jug të Serbisë dhe shtoi:
– I këshilloj ata të mos luajnë, çdo durim dhe çdo tolerancë ka një kufi. Ne do të reagojmë politikisht dhe nëse është e nevojshme edhe në mënyra tjetër. Nëse ata mendojnë se do të provokojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe se ne jemi një objektiv i lehtë, mendoj se ata po mashtrohen. Lëreni ato, drejtojuni politikës dhe dialogut – tha Daçiq, për Sputnik, transmeton gazeta beogradase Informer