Ballina AKTUALE Mesazh Urimi I Kryetarit Të BIPBM-Së, Me Rastin E Agjerimit Të Muajit...

Mesazh Urimi I Kryetarit Të BIPBM-Së, Me Rastin E Agjerimit Të Muajit Të Ramazanit

431
0
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, H. Nexhmedin ef. Saqipi ua uron të gjithë besimtarëve të Kosovës Lindore, diasporë si dhe mbarë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin me knaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shëndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve.

Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe mirëkuptim. thuhet midis tjerash në mesazhin e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në Bujanoc.

Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

15.05.2018