Ballina AKTUALE Ministri malazez: Në Beograd po bëhet dramë për përkrahjen e Malit të...

Ministri malazez: Në Beograd po bëhet dramë për përkrahjen e Malit të Zi ndaj Kosovës në Interpol

288
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq ka deklaruar se nuk e di pse në Seri po bëhet një dramë e vërtetë rreth mbështetjes së malazezëve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, pasi sipas tij Mali i Zi votoj njësoj edhe më herët.

“Unë nuk e di pse në Serbi po bëjnë aq shumë drame për këtë. Ne kemi votuar tashmë për pranimin e Kosovës, por ne jemi njëzëri përsëri këtë kohë. Ne i përkasim vendeve që kanë njohur Kosovën”, ka thënë Darmanoviq, transmeton Indeksonline.

Tutje ministri malazez ka shtuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë konstruktiv dhe partnerët inkurajojnë për zgjidhje./