Ballina AKTUALE MYFTIU SAQIPI: URON TËRNAVËN PËR RIZGJEDHJE NË KRYE TË BIK-Ut

MYFTIU SAQIPI: URON TËRNAVËN PËR RIZGJEDHJE NË KRYE TË BIK-Ut

887
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, uron rizgjedhjen për të katërtën herë të Myftiut Naim Tërnava, në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar suksese në konsolidimin dhe stabilitetin e këtij institucioni të lartë fetar.

Në përgëzimin e Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit, gjithashtu, theksohet edhe nevoja e bashkëpunimit të BIK-ut me BIPBM-në, të vetmin institucion legjitim në Luginën e Preshevës, i cili zhvillon dhe afirmon vlerat e organizimit fetar në këtë rajon, duke u bërë pjesë e shpirtit dhe jetës së kësaj popullate brez pas brezi.

Pavarësisht se kemi një organizim të pavarur institucional fetar, jam i gatshëm për një bashkëpunim të mirëfilltë institucional me krerët e BIK-ut, gjithnjë në shërbim të avancimit dhe promovimit të vlerave fetare këndej e matanë kufirit me Kosovën, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit të BIPMB-së, Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, Njofton Qendra Informative e BIPBM, me seli, në Bujanoc, raporton Jetapress