N. P. Moravica në kuadër të aktiviteteve të veta dhe hapjes së pusit (bunarit) në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Komunës së Preshevës për stabilizimin e furnizimit me ujë për pjesen e epërme të qytetit dhe vazhdimin e ndërtimit të rezervarit të ri i cili po bëhet me financim nga UNDP dhe Komuna e Preshevës, vazhdon shtrirjen e shërbimeve të veta edhe nëpër fshatra. Kështu që pas stc. Hekurudhor, fshatrave Miratovcë, Bushtran,Leran, Geraj nga sot me kërkesen e banorëve fillon mbledhjen e mbeturinave edhe në fshatin Bukurovcë.
N. P. Moravica do të vazhdojë që si prioritet të angazhimeve të veta të ket rritjen e cilësis dhe shtrirjen e shërbimeve për të gjithë banorët e Komunës së Preshevës duke shpresuar në një bashkëpunim sa me të mirë me qytetarët.