Lajmi i zi për futbollin kosovar, pasi ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Legjenda e futbollit kosovar ka pasur një komplikim dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pasi është rënduar gjendja e tij, Vokrri ka ndërruar jetë.
Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga zëdhënsja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
“Pacienti ka ardhur pa shenja jete rreth orës 10:30. Përkundër të gjitha përpjekjeve tona, nuk kemi arritur ta kthejmë në jetë”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënjsa e QKUk-së, Mirlinda Qyqalla.
Kësisoj FFK mbetet pa udhëheqësin e saj, ndërsa Kosova humbi njërin nga futbollistët më të mëdhenj në histori.




![Aurora Shihet edhe Në Qiellin e Kosovës, Por Qka e Shkaktoi Atë![VIDEO]](https://www.lugina24.com/wp-content/uploads/2024/05/web-post-4-300x160.png)