Ballina LAJME E FUNDIT 70 persona të helmuar nga iftari i së premtes në restorantin e...

70 persona të helmuar nga iftari i së premtes në restorantin e Gjilanit, numri i pacientëve pritet të rritet

1901
0
SHPËRNDAJE

Rreth 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të një helmimi që ka ndodhur të premtën pas ngrënjes së një iftari në restorantin ”Garden” në Gjilan.

Klan Kosova merr vesh se në mesin e tyre 28 persona janë hospitalizuar, pasi të gjithë kishin simptoma të njëjta helmimi pas pjesëmarrjes së tyre në një iftar kolektiv.

Numri i pacientëve që kanë të bëjnë me rastin e helmimit në të njëjtin restorant, sipas mjekëve kujdestarë pritet të rritet, njofton Klan Kosova.

Po ashtu raportohet se përveç Repartit të Infektivës në Spitalin e Gjilanit, janë lëshuar edhe katër dhoma shtesë në Repartin Interno