Me gatime e veshje tradicionale shqiptare, në Bujanoc, u hap aktiviteti ‘duart e vyeshme’, që do të mbahen për dy ditë rradhazi.
Aktivitetin ‘duart e vyeshme’ e hapi kryetari i komunës së Bujanoc Shaip Kamberi, i cili theksoi se “Është e rëndësishme që shtëpië e kulturës ka thyer trendin e zakonshëm që është zhvilluar deri tani, ku përveç punës së dorës, të shihen edhe ushqime tradicionale”.
Ushqimet e prezentuara në natën e parë, ishin të përgatitura nga gratë shqiptare të komunës së Bujanoc, të cilët me gatimet e tyre, e madhështuan ngjarjen e mbrëmshme.
Gjatë natës së sontme, do të prezentohet ushqimet tradicionale serbe të gatuara nga gratë serbe të Bujanocit.