Ndërrmarrja private “Saba Bellça” nga Presheva edhe këtë vit do të mirëmbaj rrugët e qytetit të Vranjës gjatë verës, pas kalimit në tenderin që ka hapur drejtoria e qytetit të Vranjës.
Puna për mirëmbajtjen e rrugëve është vlersuar në 4.9 milionë dinarë ndërsa Saba Bellçka ka nënshkruar me ofertën më të mirë me 3.9 milionë dinarë, shkruajnë mediat serbe,
Në tenderim publik kanë marrë pjesë tri kompani ndërsa komisioni ka zgjedhë kompaninë preshevare
si ofertuesin më të mirë.Lugina24.com