Qytetarët e Tërnocit sot janë duke votuar për kryesinë e re të Bashkësië Lokale.
Enis Salihu, kryetar i komisionit zgjedhor në Tërnoc theksoi se i gjithë procesi zgjedhor është duke ecur pa ndonjë pengesë.
Sipas Salihut banorët e Tërnocit janë duke i’u përgjigjur pozitivisht thirrjes për të votuar pleqësinë e re të Bashkësisë Lokale.
Deri në ora 12 për pleqësinë e Bashkësisë Lokale kanë votuar 300 qytetar të Tërnocit.
Ndërkaq Tërnocasit për kryesinë e re të BL-së mund të votojnë deri në orë 19:00./Lugina Press/Lugina24.com