Hashim Thaçi është përgjigjur në konferencën për media lidhur me akuzat e Albin Kurtit i cili e cilëson si fajtorin kryesor për deportimin e gjashtë turqve nga Kosova. Thaçi ka thënë se i është bërë obsesion Kurtit, por që sipas tij ai duhet të përgjigjet në disa pyetje.
“Cilat janë lidhjet e rregullta që i dërgon në Stamboll, në trajnime mujore? Kush janë individët nga Irani që ia financojnë partinë? Cilat janë lidhjet e tij me njerëzit e Putinit në Ballkan? Përgjigjet i di unë, por duhet t’i dijë i gjithë populli” ka thënë Thaçi.
https://www.youtube.com/watch?v=A-UDhatf-ko