Ballina AKTUALE Neser në protestë tek trau i Rrugës së Kombit

Neser në protestë tek trau i Rrugës së Kombit

803
0
SHPËRNDAJE

Kundërshtimi i tarifës së lëvizjës në rrugën e Kombit ka bërë bashkë pa dallime politike anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit.

Në një mbledhje të posacme, ata vendosën ti bashkohen një protestë paqësore të paralajmëruar për të shtunën, tek trau ku bëhet pagesa e tarifës.

Ata do të kërkojnë nga qeveria anullimin e pagesës, të cilën e cilësojnë të padrejtë dhe me efekte negative jo vetem për banorët e Kukësit

Gjelbrim Shehu: “Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mbildhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe ti kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë.”

Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anullimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore.