Ballina LAJME E FUNDIT Njihuni Me Luanin Shqiptarë Që ‘Tund’ Arenat E Botës, “Nuk E Kam...

Njihuni Me Luanin Shqiptarë Që ‘Tund’ Arenat E Botës, “Nuk E Kam Ndërmend Të Ndalem’

937
0
SHPËRNDAJE

Boksi njihet tashmë si sporti ku shqiptarët e gjejnë veten më së miri, kampionë të shumtë të këtij sporti luftarak kanë dalë në të kaluarën, e të tjerët vazhdojnë të korrin suksese edhe sot. Njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tërnoci i Luginës, Shefat Isufi, i cili po bën karrierë në Gjermani. Ai është kampion Europe në versionet IBF dhe WBA, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. E ka nisur karrierën në moshën të re në Tërnoc, vendin ku u lind. Në boksin amator zhvilloi shumë meçe, duke dominuar absolutisht në trojet shqiptare në kategorinë gjysmë të rëndë, deri 79 kilogramë. Më pas, karrierën vendosi ta vazhdojë në Gjermani, ku tash e disa vite po rradhit sukseset e shumta.

Sa kohë ka që meresh me këtë sport dhe sa i kënaqur je me veten?

Me këtë sport merrem qe 19 vite dhe jam i kënaqur shumë por do të vazhdojë edhe më tutje që të jem edhe më i kënaqur.

Kë ke pasur inspirim para se të niesh të meresh me këtë sport?

Inspirimi im ishte vet prindi im por gjithashtu ishte edhe dëshira ime e madhe të merrem me këtë sport.

A ka pasur momente kur i ke thënë vetes ‘stop’ nuk do të vazhdoj më tej?

Kam pasur momente të vështira gjatë karrierës por asnjëherë ‘STOP’ nuk i kam thënë vetës.

Cilat janë sfidat me të cilat je përballur gjatë gjithë kësaj kohe?

Sfida kam pasur shumë por vlenë të përmenden sukseset e mia si WBA dhe IBF kampion i Europës si dhe ëBO interkontinental në kategorinë e mesme ku dhe jam numër 5 i renditur në ranglistën botërore.

Humbjet dhe fitoret?

Gjithësejt kam 31 ndeshje ku prej tyre janë 26 fitore (20 KO), 3 humbje dhe 2 barazime.

Kush është Shefati jashtë ringut, përshkruaje veten me pak fjalë?

Mendojë që jam njeri i qetë, modest, i dashur dhe i shoqëruar me të gjithë.

Deri kur e ke ndërmend të vazhdosh kështu?

Kështu do të vazhdojë deri sa t’ia arrijë qëllimit tim por gjithësesi kjo varet prej moshës.