4.3 C
Bujanovac,Preshevë
E diel, 8 Dhjetor, 2024
Ballina AKTUALE Pas Çakorrit me Malin e Zi, a do të jetë Karaçeva problemi...

Pas Çakorrit me Malin e Zi, a do të jetë Karaçeva problemi i Demarkacionit me Serbinë

705
0
SHPËRNDAJE

Kosova pritet të ketë një sfidë të madhe për caktimin e kufijve me shtetet fqinjë.

Pas problemit me përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ku çështje e kontestuar kishte dal Çakorri, një problem tjetër ende pa filluar demarkacioni me Serbinë është shfaqur, ajo është Karaçeva.

Banorë të kësaj zone kanë shprehur shqetësimin se me vendosjen e kufirit me Serbinë nga ana e KFOR-it, pronat e tyre kanë mbetur në territorin e Serbisë.

Kosova dhe Serbia do të diskutojnë për shënimin e vijës kufitare në atë që po quhet faza e fundit e dialogut.

Këtë e ka paralajmëruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po udhëheq fazën e fundit të dialogut më Serbinë.

Lidhur me shqetësimet e banorëve të Karaçevës, udhëheqësi i Komisionit Shtetëror për mirëmbajtën e kufirit, Shpejtim Bulliqi ka thënë se ekzistojnë dokumente që tregojnë se ajo pjesë i takon Kosovës.

Ai të dielën i ka thënë lajmi.net se nuk sheh që kjo pjesë të jetë problematike në procesin e përcaktimit të vijës kufitare me Serbinë, ashtu siç ishte Çakorri me Malin e Zi.

“Nuk jam marrë aq shumë me atë qështje e di që ekziston një problem në atë pjesë, por me sa kam informacione ai nuk është një problem që nuk zgjidhet sepse ekzistojnë dokumnetacione që ajo pjesë i takon Kosovës”,është shprehur Bulliqi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se banorët e Karaçevës po ankohen për vendosjen e kufirit nga ana e KFOR-it.

“Sot në Karaçevë të komunës së Dardanës banorët po ankohen se KFOR-i ka vendosur arbitrarisht vijë kufitare duke i lënë në Serbi pronat e tyre. Banorët e Karaçevës protestojnë që prej vitit 1999, kur KFOR-i e vendosi atë kufi të padrejtë. Është koha që ankesat e tyre të dëgjohen seriozisht dhe të merren masa”, ka shkruar Kurteshi.

Por, Bulliqi thotë se nuk ka informacione që KFOR-i është marrë me vendosjen të kufijve.

Ai ka thënë se mandati i KFOR-it është të ruaj paqen dhe sigurinë në vend.

Përcaktim të vijës kufitare me Kosovën ka kërkuar edhe ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Kosova të mars të këtij viti ka ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, pas më shumë se dy vjet nga marrëveshja e dy shteteve.

Por, ky proces nuk ka përfunduar ende, pasi pritet të ketë rishikim nga çështjet e kontestuar, ku sipas ekspertët dhe disa partive politike nga marrëveshja e parë Kosovës humb mbi 800 hektarë tokë.

Kosova e ka të përfunduar Demarkacionin me Maqedoninë