Ballina AKTUALE Për herë të parë nga viti 2002 një parti serbe del e...

Për herë të parë nga viti 2002 një parti serbe del e para në zgjedhje në Bujanoc

539
0
SHPËRNDAJE

Sot në komunën e Bujanocit u mbajtën zgjedhjet lokale ku për herë të parë që nga viti 2002 partia serbe e Presidentit Vuçiq del partia e parë në këtë komunë, raporton rtvpresheva.com

Sipas rezultateve jozyrtare në kampin shqiptar udhëheq Partia Demokratike e Nagip Arifit me 4727 vota e ndjekur nga Partia për Veprim Demokratik me 3807 vota, Lëvizja e Progresit Demokratik renditet e treta me 1962 vota, Alternativa për Ndryshim e katërta me 1581 vota, Unioni Demokratik Shqiptar e pesta me 684 vota.

Nga viti 2002 e deri në zgjedhjet e vitit 2016 rregullisht një parti shqiptare ka dalur e para në zgjedhje dhe janë këto zgjedhje kur për herë të parë Partia Përparimtare e Serbisë-Aleksandar Vuçiq ka arritur që të dalë subjekti më i votuar në Bujanoc me afërsisht 5000 vota, gjithnjë duke u bazuar në rezultatet jozyrtare.

Ky rezultat do të thotë se SNS-i do ta ketë primatin në formimin e shumicës qeverisëse, e nëse partitë shqiptare duan të kenë edhe në këtë mandat kryetarin e komunës shqiptar atëher nevojitet krijimi i koalicionit të gjërë mbrenda partive politike shqiptare