Ballina AKTUALE Policia e Kosovës ka arrestuar Marko Gjuriç

Policia e Kosovës ka arrestuar Marko Gjuriç

495
0
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar shefin e së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, i cili kishte hyrë ilegalisht sot në në Veri të vendit.

Ndërkohë Policia e Kosovës pas arrestimit, po e sjell Gjuriçin të prangosur drejt Prishtinës.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ishin parkuar tek Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, janë nisur në drejtim të veriut të Mitrovicës.

ROSU-ja ka thyer bllokadën e parë dhe nga jugu ka kaluar në veri të Mitrovicës, ku mësohet se është arrestuar Marko Gjuriç.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRtvALDI%2Fvideos%2F1131012040373818%2F&show_text=0&width=267″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>