Ballina LAJME E FUNDIT BOTË Putin Rusisë dhe botës: Do të iki kur të jem 100 vjeç

Putin Rusisë dhe botës: Do të iki kur të jem 100 vjeç

363
0
SHPËRNDAJE

Ashtu siç pritej nga e gjithë bota, në zgjedhjet e djeshme presidenciale që u zhvilluan në Rusi nuk pati asnjë surprizë.

Nga votat e numëruara deri mbrëmë në mesnatë, Vladimir Putin ka siguruar një fitore absolute, madje edhe më të madhe se ajo, me 64% të votave që mori në vitin 2012.

Sipas mediave vendase vetëm nga gjysma e kutive të numëruara, Putin ka siguruar 75% të votave, i pasuar nga milioneri komunist Pavel Grudinin.

Në garë ishin edhe gazetarja Ksenia Sobchak dhe nacionalisti i njohur, Vladimir Zhirinovsky, ndërkohë që rivali i vetëm serioz opozitar, Aleksei Navalny, u përjashtua nga gara.

Duke folur para njerëzve në Moskë, Putin, i cili e mban detyrën e numrit 1 të Rusisë prej 3 mandatesh, me një thyerje në mes të një mandati si kryeministër, përmendi edhe kohën kur ai mund të largohet nga udhëheqja.

“Nuk do rri në detyrë kur të jem 100 vjeç”, u dha Putin, “lajmin e mirë” rusëve që shpresojnë për instalimin e një demokracie funksionale në vendin e tyre, por edhe vendeve si SHBA etj.