Përfaqësuesja e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, sot paraqiti listën e kandidatëve me numër 3 për zgjedhjet lokale të qershorit. Lista, e quajtur “PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – ARDITA SINANI”, është prezantuar së bashku me kandidatët për këshilltarë, anëtarë dhe aktivistë të partisë. “Ne dorëzuam listën e fitores pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lista jonë është e vetmja që siguron fitoren vendimtare. Rikthimi i forcës së Partisë për Veprim Demokratik në udhëheqjen e pushtetit lokal do të sjellë pushtetin përsëri në duart e qytetarëve të Komunës së Preshevës, larg nga kontrabandistët. Ne jemi të vendosur për të fituar betejën në datën 2 qershor”, tha Sinani.
Gara në këtë komunë gara për fituesin e zgjedhjeve është tash e ca kohë shumë e tensionuar dhe qytetarët janë të përcaktuar për kë votojnë. Andaj diferencën në këtë garë do e përcaktoj kampanja parazgjedhore, e cila nga qytetarët pritet që ta bëjë ndryshimin.