Ballina AKTUALE Ragmi Mustafa fiton zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve në Serbi

Ragmi Mustafa fiton zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve në Serbi

810
0
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme

Sipas rezultateve preliminare, të cilat ka arritur t’i siguroj portali Zëri.info, Mustafa ka fituar 4719 vota, i dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3741 vota, Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2323 vota, Partia Demokratike Shqiptare është radhitur e katërta në zgjedhje me 1700 vota të fituara, LRPDSH 1200 vota, etj, raporton Zëri. info.