Ballina AKTUALE Ragmi Mustafa kujton referendumin e 92-tës

Ragmi Mustafa kujton referendumin e 92-tës

277
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka kujtuar 1 dhe 2 marsin si datat më të shënuara të historisë së vonshme në Luginën e Preshevës.

“Referendumi ’92 është pikëtakimi i organizimit popullor dhe përcaktimit politik të ardhmes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Viti 1992 është kthesa më domethënëse për liri e barazi qytetare”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Referendum për autonomi territoriale politike të shqiptarëve me të drejtë bashkimi me Kosovën është platforma për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

Sipas tij, ky referendum është modeli i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të forcave politike e intelektuale, tashmë skajshmërisht të fragmentarizuar politik në Luginë. 

“Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe duhet ta shtroj për zgjidhje çështjen e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd duke respektuar aspiratën plebishitare të Referendumit”, ka shkruar ai.