Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një letër që kanë publikuar mediat në Prishtinë, Ahmeti ka arsyetuar motivin pse e ka braktisur këtë parti pas shtatë vjetësh aktiviteti në të dhe nga e cila e ka nisur edhe mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës.
“Sikurse edhe ju, qytetarë të nderuar, muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, të cilin as armiqtë më të mëdhenj të LVV-së e të shtetit nuk do të mund as ta dizajnonin e as imagjinonin. Ende sot nuk po mund të besoj se ky debat ka ndodhur në mes të njerëzve që deri dje kanë qenë të gatshëm të vdesin për njëri-tjetrin”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.
Përplasjet në Vetëvendosje kanë dalë në sipërfaqe qysh në muajin dhjetor, pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku ka pasur edhe shprehje fyese të drejtuara ndaj kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit.rel